Instalimi i qeses së polietilenit
Me qesen e polietilenit të vendosur në depozitë, mund
ta zbrazni me lehtësi depozitën pa ndotur duart.
Vendosni një qese polietileni mbi depozitë dhe kaloni njërën
anë të skajit të sipërm të qeses në anën e saj të hapur midis
pllakës mbajtëse dhe murit të parmë të depozitës.
► Fig.14: 1. Pllaka e mbajtëses 2. Muri i parmë i
depozitës 3. Qese polietileni
Hapni skajet e tjera të sipërme të qeses për jashtë mbi
buzët e sipërme të depozitës. Vendosni filtrin e pëlhurës
ose parafiltrin mbi qesen e polietilenit për ta kapur
hapjen e qeses në mënyrë të sigurt.
► Fig.15: 1. Filtri prej pëlhure / parafiltri
SHËNIM: Mund të përdoret një qese polietileni që gjendet
në treg. Rekomandohet qese 0,04 mm ose më e trashë.
SHËNIM: Pluhuri i tepërt mund ta grisë qesen, ndaj mos
thithni më shumë pluhur sesa gjysma e kapacitetit të qeses.
Zbrazja e depozitës me qese polietileni
PARALAJMËRIM:
depozitës, sigurohuni gjithmonë që fshesa të
jetë e fikur dhe kutitë e baterisë të jenë hequr.
Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë goditje
elektrike dhe lëndim të rëndë personal.
VINI RE:
Mos ushtroni trysni të madhe te
depozita. Ushtrimi i trysnisë së madhe mund të
deformojë dhe dëmtojë pjesët.
VINI RE:
Zbrazni depozitën të paktën një herë në
ditë, edhe pse kjo varet nga vëllimi i pluhurit të
mbledhur në depozitë. Përndryshe, forca thithëse
do të dobësohet dhe motori mund të prishet.
VINI RE:
Kur zbrazni depozitën mos e kapni nga
grepat apo kapëset. Kapja nga grepat apo kapëset
mund t'i bëjë të thyhen.
Lirojini kapëset e fiksimit dhe ngrijeni njësinë kryesore
duke e hequr nga depozita.
Shkundni pluhurin nga filtri i pëlhurës ose parafiltri
përpara se ta ngrini filtrin për ta hequr nga depozita.
Në vijim hiqeni qesen e politetilenit nga depozita, duke
e mbyllur hapjen e qeses me dorë.
► Fig.16: 1. Qese polietileni 2. Depozita
SHËNIM: Nxirreni qesen e polietilenit me kujdes nga depozita
që të mos gërvishtet dhe griset nga skajet brenda depozitës.
SHËNIM: Zbrazeni qesen e polietilenit përpara se të
mbushet. Pluhuri i tepërt në depozitë mund të grisë
qesen e polietilenit.
Vendosja e multigrepit
Përdoreni multigrepin për të mbajtur në vend zorrën,
aksesorët dhe pjesët që nuk janë në përdorim, dhe që
të mund t'i nxirrni jashtë sipas preferencave.
► Fig.17
Vendoseni multigrepin mbi bazën e montimit mbrapa
fshesës, duke i caktuar shinat në multigrep përgjatë
kanaleve në bazën e montimit.
► Fig.18: 1. Multigrepi 2. Baza e montimit
Përpara zbrazjes së
Instalimi i adaptorit MAKPAC
Aksesorë opsionalë
Kasat ruajtëse me lidhje dhe stivim MAKPAC mund të vendosen
mbi fshesë me një adaptor opsional. Kasat ofrohen në shumë
madhësi dhe stile për t'iu përshtatur preferencave tuaja.
Vendoseni grepin e bazës së montimit mbi dorezën e
fshesës me sipërfaqen e saj të montimit me drejtim për
lart kur doreza të jetë e palosur në pozicionin mbyllur.
► Fig.19: 1. Grepi i bazës së montimit 2. Sipërfaqja e
montimit 3. Doreza
Montojeni adaptorin MAKPAC në grepin e bazës së
montimit dhe sigurojini së bashku me katër vidat e dhëna.
► Fig.20: 1. Adaptori MAKPAC 2. Grepi i bazës së
montimit 3. Vida
Ngrijeni shufrën e shtytjes lart dhe shtrëngoni dorezën për
t'u përgatitur për instalimin e kasave MAKPAC në fshesë.
► Fig.21: 1. Shufra e shtytjes 2. Çelësi rrotullues
SHËNIM: Për detaje mbi instalimin e kasave
MAKPAC, shihni udhëzimet e ofruara me adaptorin
dhe kasat MAKPAC.
Lidhja e tubit
VINI RE:
Mos e përkulni ose shtypni tubin me
forcë. Mos e lëvizni fshesën duke e tërhequr nga
tubi. Përkulja, shtypja dhe tërheqja e tubit mund të
shkaktojë dëmtimin ose deformimin e tubit.
VINI RE:
Kur thithni mbeturina të mëdha si
tallash, pluhur betoni ose mbeturina të tjera
të ngjashme me përmasa jo të vogla, përdorni
tubin me diametër të brendshëm prej 38 mm
(aksesor opsional). Përdorimi i tubit me diametër të
brendshëm prej 28 mm (aksesor opsional) mund të
shkaktojë bllokimin dhe dëmtimin e tubit.
Futni fundin e zorrës në hyrjen e pluhurit (hyrja e zorrës) të
fshesës, pastaj kthejeni në drejtim orar derisa të puthitet në vend.
► Fig.22: 1. Zorra 2. Hyrja e pluhurit (hyrja e zorrës)
Vendosja ose heqja e aksesorëve të
fshesës
KUJDES:
Pas montimit të një aksesori,
kontrollojeni nëse është montuar mirë. Nëse
aksesori nuk është montuar mirë, ai mund të dalë dhe
të shkaktojë lëndim të personit.
Aksesorët me funksionin e kyçjes
VINI RE:
Kur montoni aksesorin me funksionin e
kyçjes, sigurohuni që të bashkërendisni butonin
e lëshimit me grepin në aksesor. Nëse nuk janë
bashkërenditur, aksesori nuk do të bllokohet dhe
mund të dalë nga fshesa.
Futni një aksesor në hyrjen e thithjes së fshesës, duke i
shtyrë së bashku me një klikim.
Për ta hequr aksesorin, tërhiqeni ndërsa shtyni butonin e lirimit.
► Fig.23: 1. Foleja e thithjes me funksionin e
kyçjes 2. Butoni i lëshimit 3. Aksesori me
funksionin e kyçjes
32 SHQIP